Hashim Thaçi intervistë për incidentet në kufirin Maqedoni-Kosovë – (6 Mars 2001)


Hashim Thaçi intervistë për incidentet në kufirin Maqedoni-Kosovë – (6 Mars 2001)

23:04 06/03/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Intervistë me kryeministrin e përkohshëm të Kosovës Hashim Thaçi, për incidentet në kufirin Maqedoni-Kosovë dhe Luginën e Preshevës.

Hashim Thaçi:- “Ne e mbështesim qëndrimin e partive politike shqiptare në Maqedoni. Të gjitha problemet që janë të hapura në regjion, duhet të zgjidhen me mjete politike dhe duhet të zgjidhen në përputhshmëri me qëndrimet e njerëzve të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve shqiptarë në Maqedoni”.

Gazetari:- Mendoni se ka një lidhje mes incidenteve të fundit në Luginën e Preshevës, Mitrovicës dhe Veriut të Maqedonisë?

Hashim Thaçi:- “Nuk mund të bëjmë paralele në mes të problemit në Mitrovicë. Ky është një problem i krijuar nga qarqet e Beogradit, është një problem që kërkon zgjidhje të shpejtë dhe ne jemi në këtë drejtim duke punuar me komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë që të kemi një zgjidhje sa më të drejtë, në mënyrë që të zhbllokohet qyteti i Mitrovicës. Ndërsa për Preshevën është mirë që ka filluar dialogu politik, në mes të shqiptarëve atje, komuniteti ndërkombëtar dhe Beogradit. Edhe ne do të mbështesim angazhimin për zgjidhje politike të këtij problemi”./tvklan.al






Të ngjashme