Hashim Thaçi, Paskal Milo intervistat – (25 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Hashim Thaçi, Kryeministri Kosovar:- “Jemi gati të përkrahim çdo propozim, çdo ide për unifikimin e faktorit jo vetëm Kosovar por mbarë shqiptarë”.
Gazetari:- Si e pritët lajmin për ardhjen e Rugovës?
Hashim Thaçi, Kryeministri Kosovar:- “Unë shpresoj që zoti Rugova do vi, jam në pritje dhe më vjen mirë që ka shprehur gadishmërinë për të ardhur. Unë këtë e kam lexuar vetëm nga shtypi”.
Gazetari:- Cilat janë opsionet që do i paraqisni Bashkësisë ndërkombëtarë? Do shkoni drejt pavarësisë?
Hashim Thaçi, Kryeministri Kosovar:- “Jemi për një zgjidhje kalimtare, për një protektorat, i cili do të ishte një zgjidhje kalimtare në proces për rrugën tonë në pavarësinë e Kosovës. Rugovën e njoh si president të LDK-së”.
Paskal Milo, ministri i Jashtëm:- “Zoti Rugova i ndodhur qysh dje në Itali me gjithë familjen e tij, pritet që të vijë së shpejti në Tiranë. Nuk kemi akoma një konfirmim por kemi një mesazh që dy-tre ditët e ardhshme do të vijë në Tiranë”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame