Hashim Thaçi përgëzon qytetarët e Kosovës për pjesëmarrjen në zgjedhje (30 Tetor 2000)
Lideri i PDK-së Hashim Thaçi ka deklaruar sot në një konferencë për të shtyp se Partia Demokratike e Kosovës përshëndet të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve të lira për herë të parë në Kosovë si dhe për kulturën e plotë demokratike treguar me pjesëmarrjen e gjërë në votime. PDK falenderon në veçanti të gjithë ata që u dhanë votëbesimin kandidatëve të saj, duke i siguruar ata që do të jenë përfaqësuesit më të denjë në Kuvendin Komunal.
Ndërkaq, shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së ka deklaruar se PDK gjatë ditës së zgjedhjeve ka evidentuar një numër të konsiderueshëm të parregullsive. Sipas tij një numër i madh i votuesve deri në masën 30% ka ngelur pa votuar. Anëtarët e LDK-së të integruar në strukturat e OSBE-së, në petkun e paanshmërisë, haptazi ka ndikuar tek zgjedhësit duke i propozuar atyre të votojnë për LDK-në./tvklan.al