Hashim Thaçi takim me Metën dhe Nanon – (11 Janar 2000)


Hashim Thaçi takim me Metën dhe Nanon – (11 Janar 2000)

18:05 11/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Marrëdhëniet e mëtëjshme midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe bahskëpunimi ardhshëm kanë qënë në qendër të bisedimeve të kryemninistrit meta me nënkryetarin e këshillit të përkohshëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Kryeministri Meta i ka uruar atij punë të mbarë në këshillin e përkohshëm të Kosovës, duke u shprehur se krijimi i këtij këshilli, të jetë një bazë për krijimin e Kosvës multietnike. Forcat politike të shqipërisë ju drejtua Thaçi, kryeministrit Meta kanë një mbështetje të fushqishme nga forcat politike në Kosovë. Rezistenca kundër serbëve tha më tej ai do të kishte qënë shumë më e vështirë po të mos egzistonte mbështetja e qeverisë shqiptare, gjatë luftës në Kosovë.

Me pas ish lideri i UÇK -së Hashim Thaçi takohet me Fatos Nanon ne selinë e PS-së. Kontaktet tona duhet të jenë të shpeshta u shpreh Nano, për të patur një partneritet politik dhe solidaritet njerëzor, që plagët e Kosovës të kurohen sa më shpejtë. Ndërsa Thaçi tha se është e nevojshme një unifikim e faktorit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Pas takimit Nano e Thaçi kanë folur edhe për gazetarët.

Fatos Nano, kryetar i PS:- “Shkëmbyem të gjithë informacionin e duhur për një partneritet politik afatgjatë, për të ndërtuar realitete politike të qëndrueshme. Gjithashtu për të vazhduar si dy faktorë të rëndësishëm politike duke bashkëpunuar me të gjitha partitë në Shqipëri e Kosovë”.

Hashim Thaçi:- “Pas takimit me presidentin Mejdani, me kryeministrin Meta dhe zotin Nano kemi folur për unifikimin e qëndrimeve politike. Besoj se kjo vizitë në shqipëri do të kontribojë në tejkalimin e të gjitha proceseve dhe pengesave të levizjes sonë kombëtare dhe në raportin ndërkombëtar. Besoj se kjo vizitë në shqipëri do të kontribuaj në thellimin e bashkëbunimeve dhe tejkalimin e të gjitha pengesave”.

Më tej nënkryetari i këshillit të përkohshëm të Kosovës Hashim Thaçi është takuar në selinë e PD-së me liderin demokratë Berisha./tvklan.al






Të ngjashme