Hashim Thaçi takon Havier Solanën dhe Uesli Klark (28 Maj 1999)
Selia e NATO-s ka hapur sot dyert për Kryeministrin kosovar dhe udhëheqësin politik të UÇK-së Hashim Thaçi. Takimi i Thaçit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana dhe Komandantin Suprem të Aleancës, Gjeneralin Amerikan Uesli Klark është takimi i parë në një nivel shumë të lartë mes NATO-s dhe UÇK-së që prej fillimit të bombardimeve ndaj Jugosllavisë.
Sipas zëdhënësit të Pentagonit Beker, UÇK-ja ka tani 17 mijë ushtarë, por ka nevojë për armë për t’i bërë ballë tankeve të ushtrisë jugosllave. Para takimit Thaçi u deklaroi gazetarëve së UÇK-ja në tri ditët e fundit është hedhur në ofensivë duke i shkaktuar dëme të shumta në njerëz e armatime ushtrisë jugosllave. Ai shtoi se me Klarkun e Solanën do të fliste për gjithçka që ka të bëjë me luftën ndaj serbëve./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame