Hashure me arra


Hashure me arra

18:21 29/04/2016

Përbërësit:

1 gotë uji me grurë

2 gota  sheqer

Nishishte

2 filxhane kafe me arra

Kanellë

Ujë

Përgatitja:

Marrim një tenxhere ku hedhim një gotë grurë dhe 1 liter ujë e veme për tu ziere. E lëmë në zjarr derisa të zbutet gruri. I shtojmë sheqerin dhe fillojme ta trazojme që mos të ngjitet. Hedhim një pjesë të arrave dhe e trazojmë mirë. Marrim nisheshten e tresim me ujë të ftohtë deri sa të krijojmë një masë të hollë dhe e shtojmë më ngadalë duke e trazuar me kujdes.  Pasi krijohet një masë pak e trashë, e heqim nga zjarri dhe e lëmë të fotohet. Pasi e shpërndajmë nëpër tasa, i shtojmë sipër kanellë të bluar dhe arra./tvklan.al

 






Të ngjashme