“Hat Trik Albania” fiton turneun “Nejmar 5” në Vlorë
Një biletë për në vendin e futbollit. Nëse Anglia e shpiku, Brazili e ktheu në magjik dhe një skuadër shqiptare fitoi të drejtën të luajë në finalet e një turneu pikërisht në tokën braziliane, me emrin e një legjende të gjallë.
“Hat Trik Albania” është ekipi që do të luajë në kupën “Nejmar 5” që zhvillohet në shtëpinë e yllit brazilian, në Santos.
Ky ekip fitoi turneun e zhvilluar nga “Red Bull” në Shqipëri mes 64 skuadrave, dhe që u mbyll në Vlorë.
Fillimisht u luajt në qytete të tjerë si Tiranë apo Korçë, për të përfunduar në bregdetin e Adriatikut.
Në fazën finale ishin përballë tetë skuadra dhe fituese doli pikërisht “Hat Trik Albania”, që do të niset në Brazil në 21 korrik, për të luajtur në Kupën me emrin e Nejmarit.
Ky ishte viti i pestë radhazi që “Red Bull” zhvilloi aktivitetin që tashmë mund të quhet tradicional dhe që solli emocione të mëdha në shëtitoren e Lungomares në Vlorë.
Tv Klan