
Hauptmann kundër shtyrjes së zgjedhjeve
Ideja e dy deputetëve gjermanë David Vadephul dhe Kristian Shmid për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe sugjeruar shtyrjen e datës së zgjedhjeve nuk gjen mbështetje brenda vetë grupit parlamentar të CDU-CSU-së. Deputeti Mark Hauptmann, pjesë e këtij grupimi, thotë se kjo është ndërhyrje në çështjet e brendshme të Shqipërisë.
“Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur. De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar.”
Hauptmann bën thirrje për dialog midis qeverisë dhe opozitës. Sipas tij, palët duhet t’i qasen njëra-tjetrës për të mirën e stabilitetit demokratik dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë.
Tv Klan