“Havana” në krye të listave
Vizitat e turistëve në Kubë janë shtuar dhe kjo falë këngëtares Camilla Cabello.
“Havana” e Camilas u bë hit i vitit 2017 dhe ende vazhdon të renditet ne krye të listave botërore. Krejt papritur 20- vjeçarja u bë këngëtarja më e ndjekur kubaneze përmes kësaj kënge.
Ish-pjesëtarja e grupit Fifth Harmony me këngën e saj është cilësuar gjeniu më i ri i muzikës.
Sot Camilla ka publikuar audion e tre këngëve të saj të fundit të albumit me emrin e këngëtares . 20-vjeçarja bukuroshe ka pasur bashkëpunime me Shaën Mendes dhe Machine Gun Kelly. Këngë të cilat në pakë javë kanë aritur mijëra klikime.
Vitin e kaluar tregu muzikor u dominua nga muzika latine duke filluar me Despacito, Subeme la radio e sigurisht Havana që është kthyer në refrenin e dashur për të gjithë.
Klan Plus