Havari shkarkime në Polici – (9 Qershor 1999)


Havari shkarkime në Polici – (9 Qershor 1999)

19:36 09/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Havari, Drejtori i Policisë së Tiranës shkarkon efektivin e një grupi të gatshëm të komisariatit numër 2, pasi këta policë i kanë kërkuar para një tregtari, si dhe personelin e një autopatrulle Shqiponja, pasi nuk kanë arritur të identifikojnë menjëher një grup kriminal dhe të vihen në ndjekje të tyre.

Kryepolici i Tiranës në Tv Klan lidhur me motivet e këtyre shkarkimeve thotë:

Mit’hat Havari, Drejtori i Policisë së Tiranës:- “Kam qenë edhe jam dhe do të mbetem armik i betuar i hajdutëve dhe të korruptuarve, i atyre që shpërdorojnë detyrën. Dje më ka ardhur një shtetas nga Durrësi të cilin një grup policësh nga komisariati nr. 2 të grupit të gatshëm, duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë një sasi lekësh. Menjëher veprova shpejt mora masa, u bë ndalimi i tyre, u arrestuan dhe u ndoqën penalisht. Ky është një veprim i turpshëm që diskretiton hapur shtetin. Pardje kam liruar tre policë të repartit Shqiponja të cilët duke qenë të pranishëm në rrëmbimin e parave të kambistëve dhe nuk vepruan, të pa denjë për të qenë në këto organe. Po kështu kam hequr dhe pesë policë të qarkullimit rrugor për shpërdorim detyre. Këta lloj hajdutësh që ju shkon shtëpia deri në 50 mijë dollarë, që këtu s’të del rroga me mbajt familjen, një ditë mund të gjenden drejtor, apo komiar policie dhe shumë njerëz të ndershëm do të jenë të varur prej tyre”./tvklan.al






Të ngjashme