Havier Solana takimet në Tiranë – (15 Mars 2000)


Havier Solana takimet në Tiranë – (15 Mars 2000)

22:04 15/03/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Situata e tensionuar në Malin e Zi pas kërcënimeve të fundit të Millosheviçit për luftë dhe incidente në Mitrovicë, kanë detyruar ish-sekretarin e përgjithshëm të Natos aktualisht përfaqësuesi i BE-së për sigurinë dhe mbrojtjen, Havier Solana të ndërmarrë misionin verifikues në Shkup, Prishtinë dhe sot në Tiranë. Një luftë në Malin e Zi mund të destabilizonte Ballkanin dhe të nxiste mijra refugjatë gjatë Shkodrës.

Në aeroportin e Rinasit, Solana ka mbritur me rreth 60 minuta vonesë. Në takimin me shefin e diplomacisë shqiptare Paskal Milo, Solana premtoi mbështetje për asocimin e Shqipërisë në BE në muajt e vjeshtës.

Për Kosovën Milo e Solana u shprehën kundër ekstremistave, për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe bashkëpunimin e serbëve dhe shqiptarëve të moderuar. Zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë, gjatë muajit Tetor tha Solana do të dëshojnë dhe shkallën e demokracisë në këtë krahinë.

Havier Solana është pritur në takime të veçanta nga presidenti Mejdani dhe kryeministri Meta. Te hënën në Bruksël kryeministri Meta do të paraqesë status raportin për asocim e Shqipërisë në BE. Para gazetarëve Milo e Solana vlersuan bashkëpunimin e OSBE-së në Tiranë me forcat politike për kodin e ri electoral dhe për zgjedhje të qeta lokale./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme