Haxhi Giu dënohet 2.4 vite burg
2 vite e 4 muaj burg është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu. Ai akuzohet për korrupsion pasi në këmbim të 29 mijë eurove do t’i ndryshonte akuzën një të arrestuari për trafik droge. Në seancën e kësaj të enjte 53-vjeçari nuk ka qënë i pranishëm, duke u përfaqësuar vetëm nga avokati.
Giu i është nënshtruar gjykimit të shkurtuar dhe në fund të procesit përfitoi uljen me një të tretën të dënimit. Përveç dënimit me burg Giut iu hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për tre vjet.
Prokuroria kërkoi që për tre vjet Giu mos të ushtrojë asnjë funksion publik. Për Aleks Shporin personi i cili la garanci paratë në një pikë këmbimi valutor në Tiranë togat e zeza vendosën ta dënojnë me 1 vit e 4 muaj burg.
Tv Klan