Inagurohet Hidrocentrali i Banjës, Rama: Merita jonë që projekti përfundoi në kohë


Inagurohet Hidrocentrali i Banjës, Rama: Merita jonë që projekti përfundoi në kohë

15:28 23/09/2016

Kryeministri dhe Ministri i Energjitikës kanë inaguruar fillimin e punës për Hidrocentralin e Banjës, investim i kompanisë norvegjeze “Statkraft.”

Marrëveshja për ndërtimin e kësaj vepre është nënshkruar nga qeveria Berisha, por Rama thotë se është merita e qeverisë së tij që zgjidhi problemet me banorët dhe vepra përfundoi në kohë.

3 vite punë dhe 289 milionë euro investim janë dashur për të vënë në punë Hidrocentralin e Banjës, i njohur si projekti Devoll Hidropoëer- Statkraft, ndërtuar nga një nga kompanitë më të mëdha në fushën energjitike, norvegjezja “Stratkraft.”

Marrëveshja me këtë kompani për ndërtimin e kësaj vepre dhe hidrocentralit të Moglices u nënshkrua nga qeveria Berisha, por kryeministri dhe ministri i Energjitikës që ishin pjesë e ceremonisë së inagurimit, i njohin qeverisë së tyre meritën e zgjidhjes së problemit social që lindte nga përmbytja e zonës.

Si pjesë të marrëveshjes me “Statkraft” ishte dhe ndërtimi i rrugës Banjë-Gramsh, një investim që sipas Kryeministrit Rama iu jep përgjigje akuzave se qeveria e tij nuk ka investuar në infrastrukurën rrugore.

“Statkraft” po ndërton aktualisht edhe hidrocentralin e dytë, atë të Moglicës që pritet të përfundojë në vitin 2018.

Investimi total i “Statkraft” në këto dy projekte shkon në 535 milion euro dhe vendosja në punë e këtyre dy hirdorcentraleve do të mundësojë mbulimin me rreth 17% të nevojës së vendit për energji.

Tv Klan






Të ngjashme