Hekurudha shqiptare në gjendje të shkatërruar (16 Gusht 1998)


Hekurudha shqiptare në gjendje të shkatërruar (16 Gusht 1998)

11:45 16/08/1998

Një tren niset dhe një tjetër mbërrin. Kjo është një situatë që përsëritet gjithmonë në stacionin hekurudhor të kryeqytetit. Janë të paktë udhëtarët që preferojnë trenin. Megjithatë ata që udhëtojnë gjatë linjave të largëta janë përshtatur me xhama të thyer dhe ndenjësa të shqyera. Fatorinët shprehen se motivi që i shtynë njerzit të udhëtojnë më tren është çmimi i ulët.

Ndërkohë ka mjaft probleme.‘Ka fëmijë që gjuajnë me gurë nga jashtë dhe thyhen xhamat,nuk diskutohet. Ka pasur raste ku janë goditur dhe pasagjerët. Policia është munduar t’i kapi’– tha fatorino i trenit.
Hekurudhat i ka nxjerrur në ankand vagonat e shkatërruara. Me fondet e shitjes së tyre shpresohet që një ditë, në shina të lëvizin vagona të rinj dhe udhëtarëvë t’u riktehet nostalgjia e vjetër për trenin./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme