Helikopterët Apash në luftën e Kosovës – (3 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Në një seancë dëgjimi të Kongresit Amerikan, general brigade Di Codi një nga ushtarakët më të lartë të shtabit amerikan, ka deklaruar se helikopterët Apash nuk kanë qenë të përgatitur pë operacionet e luftës në Kosovë. Përpara nisjes ne duhet të kishim qenë të ndërgjeqshëm që çdo luftë ndryshon nga tjetra dhe secila kërkon një teknikë të ndryshme stërvitjeje.
Javët e para në Shqipëri Gjeneral Brigade Codi i ka quajtur të dhimshme. 6 nga 10 pilotët e Apashëve kanë patur pak eksperiencë fluturimi dhe tregues për këtë është aksidenti me dy apash të përplasur në një seancë stërvitje duke vrarë dy pilotë. Megjithëse shkaqet e këtij aksidenti kanë qenë teknike, nëse do të kishim pasur më shumë stërvitje mbase pilotët do të kishin shpëtuar ka thënë Codi.
Ekuipazhi i Apashëve ka qenë pa diskutim një ekuipazh i mirë por gjithësesi ata nuk kanë qenë kurrë në kushte të tilla terreni dhe gjendje sin ë rastin e krizës në Kosovë. Misioni në Kosovë i helikopterëve Apash ka qenë sigurisht mjaft i vështirë pranojnë ekspertët ushtarakë amerikanë.
Gjeneral Brigade Codi ka deklaruar në Kongresin Amerikan, se terreni për të cilin behet fjalë është më i vështiri nga ata që ai ka parë në 27 vjet eksperiencë. Apashët janë fjala e fundit e teknologjisë fluturuese ushtarake botërore. Ato përdorin armë me lazer dhe kanë saktësi të admirueshme goditjeje./tvklan.al