Helikopterët Apash në Rinas – (19 Prill 1999)


Helikopterët Apash në Rinas – (19 Prill 1999)

19:30 19/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Vazhdon të mbahet në sekret të plotë mbrritja e kontigjentit të parë të helikopterëve Apash në aeroportin e Rinasit. Askush nga burimet e Natos në Shqipëri nuk konfirmon deklaratën e djeshme të zëdhënësit të Natos se kontigjenti i parë i helikopterëve amerikanë anti-tank nga Italia kishte mbrritur në Tiranë.

Pyetjeve të shumta të bërë sot nga gazetarët në lidhje me ekzistencën e grupit të parë nga kontigjenti prej 24 helikopterësh që do të vijnë në Shqipëri, zëdhënësi i trupave të Aleancës i përgjigjet prerë. Ekzistenca e tyre do të mësohet kur një nga armët më të fuqishme të Natos do të hyjnë në veprimet luftarake kundër Serbisë.

Ekspert shqiptar dhe të ushtrive të huaja, mosdukjen e helikopterëve Apash në ambjentet e Natos në aeroport e shpjegojnë thjesht, ky lloj helikopteri transportohet i çmontuar me mjete të tjera të transportit ajror. Ai montohet vetëm pak para se të niset në luftë./tvklan.al







Të ngjashme