Helmimi i banorëve në Bulqizë: ISHP: Të ndalohet konsumi i ujit
Instituti i Shëndetit Publik i bën thirrje banorëve të Bulqizës të mos konsumojnë ujë nga rrjeti pas mund të jetë i kontaminuar. Përgjigjet e analizave të personave të helmuar ende nuk kanë dalë, por dyshimet e specialistëve bien mbi ujin.
“Kjo rritje shumë e lartë e numrit të rasteve për një periudhë të shkurtër kohe tregon se ndoshta kemi si shkaktar ujin. Duhet të themi se lagjja e vjetër e Bulqizës konsumon kryesisht ujin e rrjetit. Uji është i vetmja gjë e përbashkët që i lidh ata, mendojmë se ajo mund të jetë shkaktar i mundshëm, i këtij shpërthimi. Për momentin kemi udhëzuar që uji të mos konsumohet në mënyrë që të mos kemi më raste të reja”.
Edhe për mjekët e spitalit të Bulqizës, nuk ka asnjë dyshim. Pas më shumë se 100 rasteve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ata janë të bindur se helmi ka ardhur nga uji i pijshëm.
“Helmimi ka ardhur nga uji…”
Por në analizat e bërë në laboratorin e Dibrës,rezulton se nuk ka ndotje biologjike.
Në Bulqizë ka nga ana banorë që nuk shkojnë të kontrollohen në spital edhe pse kanë shqetësime.
Alarmi për helmimin e banorëve u dha të shtunën në mbrëmje, të gjithë banorë të lagjes së sipërme të qytetit. Ka dyshime ende jo zyrtare se helmimi mund të ketë ndodhur nga infektimi i ujit nga gazrat e çliruara gjatë shpërthimeve me tritol në galeritë e kromit.
Tv Klan