Helmohen 58 nxënës dhe 2 mësues të shkollës “Janaq Kilica”


Helmohen 58 nxënës dhe 2 mësues të shkollës “Janaq Kilica”

19:32 04/03/2020

Policia: Një nxënës hodhi “spraj piperi”

Për herë të dytë brenda pak ditëve, në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier, nxënësit kanë shfaqur simptoma helmimi. Ata kanë ndjerë shqetësime, kryesisht probleme me frymëmarrjen. 58 prej tyre, si dhe 2 mësues janë dërguar me urgjencë, në Spitalin e Fierit. 14 prej nxënësve po mbahen në monitorim, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Sipas policisë, shkak dyshohet se mund të jetë bërë përdorimi i një spraji piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Menjëherë përpara shkollës janë mbledhur qindra prindër të alarmuar për situatën.

Vetë nxënësit shprehen se rasti i ndodhur pak ditë më parë u neglizhua. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila shkoi pranë shkollës, tha se do të merren masa për përgjegjësit.

Në një reagim të saj, edhe Ministria e Shëndetësisë sqaron se në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit, por grupet e inspektimit në terren po vijojnë me veprimet për zbulimin e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Tv Klan






Të ngjashme