Hendbolli kërkon të ringrihet nga shkollat
Hendbolli shqiptar kërkon të bëhet konkurrues në arenën ndërkombëtare. Strategjia e drejtuesve nis me përfshirjen e tij në shkolla ku janë me qindra fëmijët që e praktikojnë.
Armand Çakalli (Sekretar i Përgjithshëm i FSHH-së)
Në shkolla përgatiten fëmijë nga të cilët në të ardhmen të kemi mundësi të përzgjedhim lojtarë për të ardhmen
.
Një projekt me Ministrinë e Arsimit dhe shkolla në të gjithë vendin. Hendbolli shqiptar është ende i varfër në aspektin financiar dhe shfrytëzon donacione nga Federata Europiane, ajo Botërore apo ato më të zhvilluara në rajon. Për riorganizimin e skuadrave Kombëtare po ndiqet strategjia e Federatës së Futbollit ku po ftohen lojtarë me prejardhje shqiptare që jetonte jashtë Shqipërisë.
Armand Çakalli (Sekretar i Përgjithshëm i FSHH-së)
Po ftojmë të gjithë ata që duan të luajnë për vendin e tyre dhe nga muaji maj kemi planifikuar një seleksionim.
Kombëtaret e hendbollit momentalisht marrin pjesë në turnetë e shteteve në zhvillim të këtij sporti, por urojnë që me riorganizimin e skuadrave të ketë garojnë dhe në kualifikuese të Europianit apo Botërorit.
Tv Klan