Henry kundër Francës


Henry kundër Francës

18:11 09/07/2018

Një francez kundër francezëve. Thierry Henry, një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave do të mbështesë fitoren e Belgjikës të martën në mbrëmje, kur do të luhet ndeshja gjysmëfinale me Francën. 40-vjeçari është prej 2016-s, ndihmësi i Roberto Martínez. Një përballje e tillë është komentuar nga trajneri i Francës, Didier Deschamps.

“Është e çuditshme, pasi ai është francez dhe do të jetë në stolin kundërshtar. Por unë e vlerësoj Henry dhe jam i lumtur për të”.

Thierry Henry është e shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Francën. Ai mund të jetë një ndihmë e madhe për Belgjikën me këshillat e tij. Sulmuesi më me përvojë i francezëve, Olivier Giroud uron që ta bëjë të pendohet për zgjedhjen e bërë.

“Do të ndjehesha krenar nëse do t’i tregoja që ka zgjedhur anën e gabuar. Do të jetë e çuditshme ta kem si kundërshtar në këtë ndeshje. Unë mendoj se do të jetë diçka speciale për të”.

Gjysmëfinalja Francë-Belgjikë do të luhet të martën në orën 20:00 në Shën Peterburg.

Tv Klan






Të ngjashme