Henry mund të marrë drejtimin e Barcelonës
Francezi, një nga emrat më të lakuar për bankinën e katalanasve
Bordi drejtues i Barcelonës është i ndarë në dy kampe. Njëri mbështet Presidentin Bartomeu për një reforme radikale ndërsa tjetri kërkon modifikime të pjesshme në strukturën e klubit dhe në ekip.
Derisa palët të vendosin se çdo të bëhet, Kike Setien do të jetë në pankinën e Barcelonës, por në media po qarkullojnë lajme se kush mund të jete pasardhësi i tij.
Legjenda e Arsenal, Thierry Henry, mund të rikthehet në Europë edhe një here si trajner. Madje në ish-skuadrën e tij, Barcelona.
Trajneri i Monreal Impakt, ka luajtur për 3 sezone në Camp Nou, por dështoi si drejtues i Monakos.
Henry është vetëm një prej emrave që po merren në konsideratë. Maurizio Pochettino, Ronald Koeman dhe Xavi Hernandes, janë në listën e kandidatëve.
Për momentin vetëm Pochetino është i lirë.
Tv Klan