“Bllokohet” taksa për gazin e makinave, PS pret konsensusin e LSI
Mbetet ende i hapur diskutimi për vendosjen e akcizës prej 13 leke për litër për gazin e lëngshëm për automjetet janarin e ardhshëm.
Pas propozimit të bërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim për heqjen e kësaj tarife me idenë se është një kosto që e rëndon buxhetin e familjarëve pritet ketë diskutime mes Ministrisë se Financave dhe Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
Ndërkohe nga janari i vitit të ardhshëm, kompanitë e riciklimit mos te paguajnë me taksen prej 50 leke për kilogram për ambalazhin qe prodhohet nga mbetjet ricilkuese brenda vendit por vetëm 1 leke për kg.
Ndërsa taksa për ambalazhin e prodhuar nga mbetjet e importuara taksa do te vazhdojnë te jete 100 leke për kg.
Opozita e mbështet këtë reduktim takse, por bën thirrje që të mos votohet ligji i mbetjeve
Paketa e re fiskale sjell disa ndryshime si përgjysmim të rentes minerare për mineraret që përpunohen në vend, përjashton nga taksimi vjetor i makinave, mjetet motorike deri ne 4+1 që shërbejnë për lëvizjen e invalidëve dhe përfshin në taksimin si makina luksi edhe ato me vlere 5 milion lekë nga 7 milion që është aktualisht. /Tv Klan