Heqja e mandatit të Rakip Sulit, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e mandatit të deputetit socialist, Rakip Suli, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Gjykata njofton se e mori vendimin pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjektet e interesuara. Partia Demokratike iu drejtua Gjykatës me pretendimin se Rakip Suli kishte fituar fonde nga kontratat shtetërore me një kompani private, pasi kishte marrë mandatin e deputetit. Këto fonde, sipas opozitës, ai i kishte përfituar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Tv Klan