Heroinë dhe para në makinë, si ra në pranga 41-vjeçari
Kontrolli i makinës ka bërë që një 41-vjeçar nga Mati të bjerë në pranga. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Perlat, ku policia e Mirditës, falë informacioneve të marra në rrugë operative organizoi punën për kapjen e një personi që shpërndante lëndë narkotike.
Me këtë qëllim, 41-vjeçari me iniciale A.N., u ndalua në automjetin e tij, ku edhe u ushtrua një kontroll.
Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike
Ndaj 41-vjeçarit rëndon vepra penale e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Ndërkohë autoritetet kanë sekuestruar edhe automjetin e tij./tvklan.al