Herojntë që ndaluan masakrën e Teksasit


Herojntë që ndaluan masakrën e Teksasit

23:53 07/11/2017

Dy burra janë përshëndetur si heronj për ndihmën që kanë dhënë për ndaljen e vrasjes masive të ndodhur në Teksas e cila la të paktën 26 të vdekur.

Autori i sulmit, i identifikuar në mediat amerikane si Devin Kelley, hapi zjarr pasi hyri në një kishë në Teksas.

Ndërsa masakra kishte shpërthyer, ai u përball me një banor të zonës, i cili ishte i armatosur, i cili kapi armën e tij dhe ndaloi sulmin, sipas The Independent.

Burri i paidentifikuar, u ndihmua nga një banor tjetër i zonës, Johnnie Lagendorff, i cili tha se po udhëtonte me makinë pranë kishës kur u dëgjuan të shtënat.

“Unë pashë dy burra që shkëmbyen armë zjarri, tjetri ishte qytetar i komunitetit. Autori i sulmit ishte larguar. Personi tjetër na tha se duhet ta ndiqnim. Dhe unë bëra çfarë më tha ai”.

Langendorff tha se autori i aktit përfundimisht humbi kontrollin e automjetit të tij dhe u rrëzua.

Ata qëndruan atje për të paktën pesë minuta, derisa mbërriti policia.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse i dyshuari vrau veten ose u godit me armë zjarri nga banori, thanë autoritetet./tvklan.al 






Të ngjashme