Heronjtë e përçudnuar në bronz!


Heronjtë e përçudnuar në bronz!

23:20 01/12/2020

PDK: Të hiqen dhe ribëhen shtatoret e Skënderbeut dhe Adem Jasharit

Më 28 Nëntor, në ditën e flamurit, ishin mbledhur përfaqësues institucional e qytetarë të shumtë në përurime të ndara të dy shtatoreve në Prizren, asaj të Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Por gëzimi e festa nuk zgjati shumë, pasi pasuan menjëherë kritikat ndaj realizimit të këtyre dy veprave artistike. Sipas kritikëve të dyja këto vepra nuk përkojnë me heronjtë tanë.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë të ditur se do të themelojnë një komision i cili do të japë një raport këshillues se si duhet të veprohet me shtatoren e Skënderbeut. Ka thënë se të dy shtatoret tashmë kanë zënë vend në Prizren dhe aty do të qëndrojnë përgjithmonë pavarësisht nëse forma e paraqitjes do të mund t’i nënshtrohet përmirësimeve.

Shtatorja e Skënderbeut është financuar nga shoqata e diasporës “Trojet e Arbërit”, ndërsa ajo e Adem Jasharit është vendosur brenda një qendre tregtare nga e cila dhe është realizuar me miratimin e përfaqësuesve të familjes Jashari.

Drejtues të kësaj qendre tregtare bashkë me familjen Jashari kanë vendosur që ta largojnë shtatoren e Adem Jasharit për përmirësim për t’u thyer sërish në këtë qendër. Ndërsa për atë të Skënderbeut pritet të vendos komisioni i iniciuar nga kryetari i komunës së Prizrenit.

Klan Plus






Të ngjashme