Hertha shuan shpresat e kundërshtarëve
Derbi berlinez shkon për Herthan, që mposhti në stadiumin e saj skuadrën e Unionit në shifrat 4-0.
Pjesa e parë e takimit hapës së javës së 27 të Bundesligës ishte tepër e qetë, teksa ato pak mundësi të paraqitura ekipet nuk mundën dot t’i përkthenin në gola. Tjetër panoramë në fraksionin e dytë të lojës, me vendasit që morën situatën shumë shpejt nën kontroll, duke shënuar plot 4 herë.
Festivali i golave nisi në minutën e
51. Ibisevic devijoi saktë me kokë krosimin nga e majta duke dërguar në delir
skuadrën e Herthas. Vetëm pak sekonda më pas, Union
Berlin mori një tjetër goditje, ndërsa për vendasit këtë herë e gjeti rrugën e
rrjetës Lukebakio.
Shpresat e Union për të marrë pikë u shuan në të 61 minutë, ku Cunha shënoi për
3-0. Boyata plotësoi pokerin 13 minuta përpara fundit. Kthimi nga karantina ka rezultuar
fatsjellëse për Herthan që siguron suksesin e dytë radhazi dhe ngjitet në
vendin e 10 me 34 pikë, ndërsa Union gjendet dy pozicione më poshtë me 4 pikë
më pak.
Klan Plus