Heshtja për të denoncuar dhunën


Heshtja për të denoncuar dhunën

16:40 20/07/2019

OBSH: Rritet rastet e keqtrajtimit të grave

Seksualisht apo fizikisht, 1 në 3 femra në botë kanë përjetuar një formë dhune të ushtruar nga partneri, apo dhe agresorë të tjerë, ndonjëherë edhe të panjohur.

Raporti i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se 30% e femrave kanë përjetuar dhunë nga partnerët gjatë jetës.

Fenomeni ka ardhur në rritje edhe në vendin tonë. Në disa raste dhuna ka arritur në ekstrem. 38% deri në 50% e vrasjeve të grave në botë janë kryer nga partnerët e tyre. Psikologët shohin me shqetësim arsyet që e detyrojne një grua të heshtë dhe të durojë dhunën.

Tv Klan






Të ngjashme