Hetim i suksesshëm i Prokurorisë së Krimeve të Rënda


Hetim i suksesshëm i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

19:15 12/05/2014 proku-krimeNjë tjetër hetim i suksesshëm nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sjellë zbulimin e një tjetër linje të trafikut ndërkombëtar dhe arrestimin e 15 personave të implikuar në një veprimtari të paligjshme.

Bëhet fjalë për një grup të mirëstrukturuar kriminal që trafikonte direkt klandestinë nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si rrjedhojë janë arrestuar 15 persona në Tiranë e Shkodër dhe janë shpallur në kërkim disa të tjerë. Dyshohet se këta persona kanë dërguar mbi 50 persona në Amerikë dhe u kanë marrë nga 20 mijë dollarë.

Është hera e parë që një hetim i tillë i Prokurorisë së Krimeve të Rënda sjell arrestimin e 15 personave dhe shkatërrimin e një rrjeti që trafikonte klandestinë nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara.

Hetimet kanë zgjatur prej muajsh dhe për herë të parë janë vënë në pranga personat e implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Tv Klan





Të ngjashme