Hetim izraelitit me pajisjen e dyshimtë


Hetim izraelitit me pajisjen e dyshimtë

15:34 25/03/2017 https://youtu.be/BFk6Kp5Pu10

Yoram Frig, izraeliti i ndaluar ditën e premte në aeroportin e Rinasit pasi iu gjet një pajisje e dyshuar përgjimi është lënë i lirë paraditen e kësaj të shtune. Por 51-vjeçarit i është bllokuar pasaporta dhe nuk i lejohet të dalë jashtë Shqipërisë deri në përfundimin e hetimeve për këtë çështje.

Nga këqyrja paraprake e pajisjes grupi hetimor i ngritur nga policia dhe prokuroria dyshohen se ajo nuk mund të kryejë përgjim. Pajisja e quajtur “Omni Spectral Correlator” është e specializuar vetëm në zbulimin e përgjuesve.

Mësohet se Frig kishte mbërritur në Shqipëri me ftesë të një biznesmeni dhe ka punuar për të për disa ditë. Ka kryer bonifikimin e disa ambienteve në pronësi të tij si shtëpi,makina dhe biznese.

51-vjeçari është pyetur në drejtorinë e policisë së Tiranës dhe ka treguar se kishte ditë që ndodhej në Shqipëri dhe pajisja që ai zotëron nuk mund të përgjojë. Madje izraeliti ka dhënë dhe emrin e personit që e ka punësuar.

Yoram Frig në bazë të sistemit TIMS rezulton të ketë hyre gjithsej 4 here në vendin tone dhe ka qëndruar për disa dite. Kjo është një foto e shkrepur ne Tirane ne vitin 2014 nga Frig që gjendet ne profilin e tij në Facebook.

Prokuroria ka regjistruar një procedim penal kryesisht pas informacioneve të dala në media për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe përgjim të jashtëligjshëm të të dhënave kompjuterike.

Tv Klan






Të ngjashme