
Hetim për mjekun popullor Gafurr Shkëmbi (02 Nentor 1998)
Prokuroria e Rrethit Tiranë ka hapur hetimet nga denoncimi i një qytetari, i cili akuzon mjekun popullor Gafurr Shkëmbi për mashtrim në bashkëpunim. Në denoncimin e tij qytetari shkruan se i ashtuquajturi “shërues” i kishte premtuar se do të bëhej me fëmijë vetëm po të ndërtonte një teqe. Nga mashtrimi , Gafurr Shkëmbi ka arritur të marrë 18 milionë lekë të vjetra të cilat i ka depozituar në bankë dhe është larguar në Itali. E ndërsa qytetari priste mrekullinë për tu bërë me fëmijë, Shkëmbi ka kërcënuar se nëse kallëzohej në polici, atij do ti ndodhnin fatkeqësi të mëdha. Kjo histori ka kaluar në duart e drejtësisë, ndërsa “bamirësi” rrezikon burgimin nëse vërtetohet fajësia e tij.
Pamje Prokuroria e Rrethit Tiranë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame