Hetime dhe në Shqipëri për drogën e trafikuar në Gjermani
Hetime dhe në Shqipëri për drogën e trafikuar në Gjermani
Shpërndaje
15:31 17/05/2014Arrestimi i 7 personave, mes tyre dy shqiptare që drejtonin trafikun e drogës nga Shqipëria në Gjermani është pjesë e hetimit edhe në Shqipëri. Falë bashkëpunimit me autoritetet e antikontarbandës në Bavari, nisur në fillim vitin e 2013, autoritetet shqiptare kanë mbledhur informacion mbi një rrjet të organizuar që drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë. Ministria e Brendshme ka sqaruar se ka pasur dijeni për këtë grup kriminal, duke thënë se sasia e drogës të cilës i referohen mediat gjermane ka muaj që është kapur.“Lidhur me lajmin e publikuar për sekuestrimin e një sasie prej 5.6 tonë marijuanë në Gjermani me origjinë nga Shqipëria, Ministria e Brendshme sqaron se nga komunikimi me autoritetet ligjzbatuese Gjermane, nuk rezulton që të jetë sekuestruar një sasi e tillë as gjatë ditës së sotme dhe as gjatë ditëve të fundit.Sekuestrime të lëndëve narkotike janë kryer muaj më parë. Rasti konkret i publikuar në media (me foto) i përket një rasti të vitit 2013 të muajit tetor, ku u kap një sasi rreth 685 kg kanabis sativa në Nurenberg, për këtë ka patur dhe një procedim të regjistruar në Shqipëri nr 233 dhe autoritetet shqiptare kanë qenë pjesë e hetimit e kanë ofruar bashkëpunim”.Përfaqësues të doganës së Nurembergut sekuestruan se fundmi edhe një sasi prej 150 kilogramë marihuanë me origjinë nga Shqipëria. Ajo ishte fshehur në blloqe guri natyror, që ishte deklaruar se do të përdorej për dekore të jashtme godinash banimi dhe biznesi. Droga u zbulua në një fabrikë të abandonuar në periferi të qytetit Halle. Rrjeti kriminal kishte kohë që e ushtronte këtë aktivitet dhe mendohet që në total të kishte trafikuar rreth 5.6 tonë marihuanë, me një vlerë në tregun me pakicë prej jo më pak se 50 milionë eurosh. Nga vlerësimet e policisë, mendohet se ky rrjet ka mundur të trafikojë në këtë mënyrë më herët nga 3 ngarkesa në Gjermani e Itali dhe 2 në Hollandë.Tv Klan