“Hetime pa cilësi”, Arta Marku kritika Prokurorisë së Tiranës
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka bërë një deklaratë të fortë, gjatë analizës vjetore në Prokurorinë e Tiranës lidhur me cilësinë e hetimeve.
Shefja e akuzës i cilësoi hetimet e Prokurorisë së kryeqytetit pa cilësi, sporadike e me mungesë vizioni për t’u fokusuara në luftën kundër krimit. Sipas saj, prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i çështjeve me karakter sensitiv dhe impakt në publik, si korrupsioni, lufta kundër drogës dhe grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Tiranës.
Në fund kryeprokurorja deklaroi se duhet identifikim dhe hetim i personave me rekorde kriminale, me pasuri që nuk reflektojnë të ardhurat e tyre, duke krijuar kushtet për pastrim të parave në disa aktivitete të dyshimta./
abcnews.al