Hetime për transferimet e lojtarëve në Itali
Disa transferime lojtarësh në të kaluarën nga ekipet italiane po kthehen përsëri në vëmendje të drejtësisë. Federata Italiane e Futbolli bëri të ditur se Prokurori Federal hetoi këto lëvizje, ku janë përfshirë direkt disa ekipe italiane mes tyre edhe Inter, Juventus e Napoli.
Agjentët e disa lojtarëve mes tyre edhe ai i Erjon Bogdanit, Alessandro Moggi, dyshohet se kanë shkelur rregullores së drejtësisë sportive. Djali ish-drejtorit te Juventus, ishte ndërmjetës në disa lëvizje të sulmuesit shqiptar.
Mes emrave të tjerë të njohur janë presidenti aktual i Napoli, Aurelio De Laurentiis, apo ish drejtuesi i Juventus, Jean Claude Blanc. Skandali u përmend edhe në fillim të këtij viti. Dyshimet ngrihen në në këto transferime pati evasion fiskal dhe fatura false.
Tv Klan