Hetimet e plota/ Si u zbulua organizata e vëllezërve Poti, e kishte zili dhe Escobari i vërtetë


Hetimet e plota/ Si u zbulua organizata e vëllezërve Poti, e kishte zili dhe Escobari i vërtetë

15:30 21/09/2016

Zyrtarët më të lartë të policisë italiane dhe prokurorët kanë folur për një nga operacionet më të mëdha të zhvilluara në Itali. Bëhet fjalë për operacionin "Unaza e Re", që u zhvilluar nga policia e Brescia e që përfundoi me arrestimin e 99 personave.

Komandanti Giuseppe Arbore tha se edhe karteli i Medellin do e kishte zili, mënyrën e organizimit. Sipas tij, dy vëllezërit shqiptarë Dhimitër dhe Xhevahir Poti ishin kokat e trafikut të drogës në gjithë Evropën.

Sipas mediave italiane gjatë gjithë hetimeve janë bllokuar rreth 5 ton drogë: 117 kilogramë kokainë, 4,629 kilogramë marijuanë, 90 kilogramë hashash dhe 850 gram heroinë.

Kanë qenë agjentët e fshehtë që u futën në organizatën mafioze, si dhe përgjimet, ato që zbuluan gjithë mënyrën se si funksiononte.

cattura_ori_crop_MASTER__0x0

Në hetime ka marrë pjesë edhe inteligjenca italiane, si dhe disa polici të vendeve evropiane. Hetimet u shtrinë në Spanjë, Greqi, Holandë, Belgjik dhe Bullgari.

Vendi kryesor i drogës, sidomos marijuanës ishte Shqipëria. Ngarkesat vinin në Bari nga deti, në bordin e anijeve të mëdha të peshkimit apo gomone, me mbështetjen e grupeve të lidhura me Sacra Corona Unita dhe Ndrageta.

Kokaina dhe hashashi vinte nga Spanja dhe Holanda, brenda kamionëve të ngarkuar me peshk, perime apo fruta, në pronësi të kompanive të transportit të krijuara në mënyrë të veçantë në Greqi, Belgjikë dhe Bullgaria.

Droga mbërrinte në destinacion dhe më pas shpërndahej në pikat e shitjes me pakicë në katër grupe kriminale: në Napoli, në Romë, Fermo dhe Brescia. Megjithatë kryeprokurori Tommaso Buonanno ka paralajmëruar se shumë të tjerë janë ende në arrati dhe se do të ketë arrestime të reja.

/tvklan.al






Të ngjashme