Hetimet për aksidentin e klandestinëve në Vlorë, zhduket skafi – (12 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Dhjetë ditë pas aksidentit tragjik në Vlorë, skafi misterioz që u përplas me motovedetën italiane nuk është gjetur ende nga policia vlonjate. Aksidenti i rëndë, ku pas përplasjes së skafit me mbi 30 klandestinë në bord me një motovedetë patrulluese të Guardia di Fianaza, solli dy viktima nga klandestinët shqiptarë.
Por dhe arrestimi i njërit prej skafistëve, 40 vjeçari nga Vlora Ilirjan Vezi, nuk ka sjellë ende ndonjë të re mbi gjetjen e skafit. Sot në gjykatën e rrethit Vlorë, prokuroria ka kërkuar dhe masën e sigurisë për të burg pa afat. Edhe pse procesi hetimor vazhdon ende, prova më konkrete do të ishte ekzaminimi i skafit për të parë vendndodhjen e goditjes pas përplasjes me motovedetën. Ndërkohë që vetë motovedeta Guardia di Finanza, për momentin është bllokuar dhe po ekzaminohet nga specialistët përkatës, për të nxjerrë sadopak dritë mbi tragjedinë më të fundit në Adriatik./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj