Hetimet për humbjen e biznesmenit dhe ndihmësit të tij


Hetimet për humbjen e biznesmenit dhe ndihmësit të tij

15:41 10/07/2017 https://youtu.be/nS8aKn0Rn78

Kur ka kaluar një javë nga zhdukja e biznesmenin Adriano Jahaj dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze policia ende nuk e ka të qartë se ku duhen fokusuar hetimet për këtë rast.

Në materialin e referuar në prokurori nuk është e specifikuar vepra penale e cila dyshohet se është konsumuar. Por mësohet se do të jetë prokurori i çështjes ai i cili do të vlerësojë informacionin e deritanishëm dhe të regjistrojë hetimit me një vepër penale.

Versioni i deritanishëm është i ndërtuar mbi dëshminë e familjareve të dy të zhdukurve. Sipas këtyre deponimeve në datën 3 korrik Adriano dhe Ariseldi janë nisur për në Durrës nga “Hotel Europa” i cili është pronësi të familjes Jahaj. Në këtë qytet ata do të merrnin skafin të cilin biznesmeni e kishte dërguar për servis. Por familjarët në kallëzimin e tyre nuk kanë dhënë shumë detaje se më çfarë mjeti ata janë larguar nga Vlora. Sipas deklarimeve  Jaho e Maze kanë përdorur makinën e një shoku të biznesmenit, por nuk e dinë se e kujt personi është ky automjet. Pikërisht makina është një nga misteret më të mëdha në këtë histori.

Familjarët kanë sqaruar se të dy humburit kanë pasur telefona me vete . Ata janë munduar të kontaktojnë me ta, por telefonat kanë rezultuar të fikur që nga datën 3 korrik.

TV KLAN






Të ngjashme