Hetimet për rekrutimet e shqiptarëve në Siri


Hetimet për rekrutimet e shqiptarëve në Siri

11:28 21/03/2014 Presidenti-me-kreret2Arrestimet më të fundit të një grupi besimtarësh musliman, të vënë nën akuzë për terrorrizëm , ka bërë që në dyert e presidencës të mbërrinë krerët më të lartë të hetimit në vend.

Rreth orës 11, në presidencë mbërritën Kreu i SHISH, kryeprokurori i përgjthshëm si dhe prokurori i krimeve të rënda.  Takimi ishte paracaktuar nga kreu i shtetit Bujar Nishani i cili në një njoftim për shtyp e kishte bërë publike qëllimin e këtij takimi. Pas takimit presidenca zbardhi dhe atë çka u mbajt diskrete nga biseda mes drejtuesve të lartë.

Në një deklaratë për mediat presidenca bën me dije se:

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri. Presidenti Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit.

Duke kërkuar shpejtësi dhe cilësi në hetim dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët, Presidenti i Republikës vlerësoi punën e kryer deri më tani nga organet kompetente ndaj fenomeneve që lidhen me organizimin, financimin dhe dërgimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në Siri.

Mësohet se Presidenti, ka shprehur mbështetjen e plotë ne forcimin e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj korrupsionit.

Arretimet e 8 personave në Tiranë dhe disa qytete të vendit erdhën pas hetimeve disa mujore të prokurorisë së krimeve të rënda dhe sinjalizimeve që kishin mbërritur më parë nga shërbime informative shtetërore, se grupe njerëzish dërgoheshin në Siri. Numëri i tyre i kalonte 90 persona mes tyre dhe 31 fëmijë.

Rreth orës 12 drejtuesit më të lartë të SHISH dhe prokurorisë u larguan nga godina presidenciale pa u prononcuar për median.

Dy ditë më parë kreu i shtetit priti në një takim edhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri si dhe kreun e SHISH.





Të ngjashme