Hetimet për rrugën Elbasan – Gjinar, lirohet ish-drejtori i ARRSH


Hetimet për rrugën Elbasan – Gjinar, lirohet ish-drejtori i ARRSH

15:50 24/05/2018

Gjykata e Apelit të Durrësit ka liruar nga burgu ish-drejtorin e Rrugëve, Andi Toma. Apeli i Durrësit prishi masën e sigurisë “arrest me burg”, duke vendosur “detyrim paraqitje”.

Andi Toma, drejtor i ARRSH në periudhën 2008-2013, akuzohet për abuzime me fondet në ndërtimin e rrugës Elbasan – Gjinar.

Hetimet për Andi Tomën tashmë do të vijojnë në gjendje të lirë. Toma u arrestua në muajin Shkurt të këtij viti së bashku me ish-drejtorin tjetër të ARRSH, pasardhësin e tij Dashamir Xhika dhe zyrtarë të tjerë të institucionit të rrugëve. Ata akuzohen për shpërdorim detyre me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan dhe Elbasan – Gjinar.

/tvklan.al






Të ngjashme