Hetimet për vrasjen e dyfishtë në Durrës/ Pista kryesore është ajo e hakmarrjes
Hetimet për vrasjen e Edison Harizajt dhe mikut të tij Genci Caca mbrëmjen e së martës në një atentat të tipit mafioz në Durrës janë shtrirë edhe në Tiranë dhe Vlorë.
Burime të Tv Klan thanë se vrasja ka qenë e mirëorganizuar dhe në të kanë marrë pjesë të paktën 5 persona.
Ndaj viktimave kanë qëlluar të paktën 2 armë dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 15 gëzhoja.
Të njëjtat burime thanë se po hetohet në pistën e hakmarrjes për shkak të të kaluarës me precedentë penalë të Edison Harizajt.
Ai ishte hetuar për disa ngjarje kriminale të kohëve të fundit në qytetin e Vlorës.
Tv Klan