Hetuesit belgë në gjyqin e Mark Frrokut, japin detaje për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin ’99
Ish – Deputeti Mark Frroku u përball këtë të martë në Gjykatën e Tiranës, ku gjykohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel, me oficerët që ka hetuar këtë ngjarje në shtetin belg. Van Deneste Steven dhe Josef Overdeen mbërritën në gjykatë të shoqëruar nga policia.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllur dhe si rrallë herë gazetarët nuk janë lejuar të ndjekin atë çfarë ndodhur aty.
Por është mundur të mësohet se dy hetuesit kanë sqaruar se e kanë ndërtuar hetimin e tyre mbi dëshminë e disa dëshmitarëve okularë. Ata kanë thënë se kanë parë ish – Deputetin Frroku dhe bashkëpunëtorin e tij Kristjan Marinaj në vendin ku është vrarë Kurti.
Tv Klan