Hidhet hapi i parë për ligën profesionte
Liga profesioniste hodhi hapin e parë për krijimin e saj.
Përfaqësues të klubeve të Superligës ranë parimisht dakord në takimin e organizuar nga Federata e Futbollit ku ishin të pranishëm pjesa më e madhe e tyre. Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu pranoi se me këto ritme mund të ketë diçka konkrete vitin e ardhshëm.
“U ra parimisht dakrod dhe besoj se në vitin 2018 do të ketë diçka konkrete”.
Krijimi i ligës profesioniste bën që klubet të organizojnë vetë kampionatin dhe të marrin vendime për shpërndarjen e të ardhurave.
Tv Klan