Hidhet në erë Ujësjellësi i Pukës (26 korrik 2000)
Hidhet në erë tubacioni kryesor i furnizimit me ujë i qytetit të Pukës. Mbrëmë vonë një sasi e madhe eksplozivi ka shpërthyer pranë tubit të ujit në fshatin Qafë Mukë. Eksplozivi ka nxjerrë jashtë funksionit tubin që furnizonte me ujë banorët e Pukës. Për pak orë qyteti verilindor ka mbetur pa ujë derisa është vënë në funksionim një linjë dytësore. Policia lajmin e hedhjes së tubacionit në erë e ka marrë vesh nga Drejtoria e Ujësjellësit.
Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje rreth një orë larg qytetit, ka vërejtur tubin e shpërthyer dhe një pellg ujë të formuar pas shpërthimit. Më pas ka nisur dhe marrja në pyetje e banorëve të zonës./tvklan.al
Gazetar: Eduart Frangaj