Hidhet shorti për transmetimet dixhitale
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur shortin për caktimin e numrit logjik të programit për transmetimet dixhitale.
Shorti përcaktoi renditjen e Tv Klan menjëherë pas Televizionit Publik Shqiptar.
NLP 4 dhe NLP 5 ishin dy numrat për të cilat u zhvillua procedura e shortit, ku pjesë e garës ishin Tv Klan dhe Top Channel.
Edhe pse televizoni Top Channel nuk u paraqit, ne bazë të rregullores, Komisioni i Vlerësimit e zhvilloi shortin.
Në prani të anëtarëve dhe pjesëmarrësve, perfaqësuesi i Tv Klan tërhoqi NLP 4, ndërsa anëtari i Komisionit të Vlerësimit që tërhoqi NLP 5 për Top Channel.
Tv Klan