Hidhte mbetje toksike në mjedis, procedohet penalisht rafineria e naftës


Hidhte mbetje toksike në mjedis, procedohet penalisht rafineria e naftës

17:30 21/04/2018

Policia ka nisur hetimet për ndotjen e mjedisit nga një rafineri nafte, e cila ushtron aktivitetin në fshatin Balldren.

Referimi në prokurori është bërë nga Policia e Shtetit, pasi kjo rafineri hidhte mbetjet toksike në një përrua duke i sjellë dëme të mëdha në mjedis.

Mësohet gjithashtu se po në Balldren janë duke u verifikuar edhe tre subjekte të tjera, të cilat dyshohet se ndotin ajrin dhe ujërat e zonës.

Tv Klan






Të ngjashme