Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet
Agjencia Kombëtare e Mjedisit refuzon lejen mjedisore
Hidrocentrali i Kalivaçit nuk do të ndërtohet. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore pas kërkesës së bërë nga shoqëria koncesionare AYEN-ALB në fillim të vitit.
Hidrocentrali i Kalivaçit do të ndërtohej mbi lumin Vjosë, por kundërshtimet kanë qënë të forta si nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të Parlamentit Europian.
Lumi Vjosë konsiderohet si një nga lumenjtë e fundit të Europës që nuk është shfrytëzuar për nxjerrjen e burimeve energjetike, dhe ndërtimi i hidrocentraleve në të do të prishte florën dhe faunën e zonës.
Fuqia e instalimit të hidrocentralit të Kalivaçit është 111 megavat, ku parashikohet një prodhim vjetor energjie prej 366 gigavat/orë me një vlerë investimi 125 milionë Euro.
Kontarata koncesionare iu dha fillimisht në vitin 1997 kompanisë Hydro SRL, por qeveria e prishi kontratën në 2017 pasi nuk arriti të kryente punimet në afat.
Pas një tenderi të dytë, të drejtën për ndërtimin e HEC-it e morën turqit e Ayen Enerji me kompaninë vendase Fusha.
Një tjetër projekt për ndërtimin e një hidrocentrali në këtë lum është edhe ai i Poçemit, çështje që vijon betejën ligjore në gjykatë.
Në muajin Shtator vetë Kryeministri paralajmëroi refuzimin e lejeve mjedisore të HEC-eve në lumin Vjosë duke thënë se qeveria shpalli Park Kombëtar pjesën e Vjosës së Sipërme.
Tv Klan