Higuain ndëshkon Napolin, Juve 1 pikë larg
Gonzalo Higuain e ndëshkoi sërish Napolin. Argjentinasi me golin e shënuar i dha fitoren Juventusit dhe ngushtoi distancën me kryesuesit e renditjes. Tashmë mes Napolit dhe Juventusit është vetëm një pikë. Në përballjen e San Paolos të dy ekipet kishin të njëjtën strategji, të shënonin shpejt dhe të ruanin rezultatin. Napoli e nisi ndeshjen me presing ndaj juves por torinezët përfituar në minutën e 11 nga një aksion kundërsulmi duke gjetur golin e avantazhit.
Sulmuesit e Napolit reaguan duke u orvatur të ndëshkonin portierin Buffon por ishin të pafuqishëm para tij.
Edhe në pjesën e dytë ishin vendasit që kërkuan më shumë golin por e pamundur. Juve nuk rrezikoi të hidhej në sulm për të dytin duke ruajtur 3-pikëshin.
Më herët Roma mundi SPAL 3-1. Në Olimpico kryeqytetasit përfituan edhe nga epërsia numerike në fushë pasi SPAL u ndëshkua me karton të kuq që në minutën e 9.
Për Romën shënuesit ishin Dzeko, Strootman në pjesën e parë dhe Pellegrini në të dytën.
Tv Klan