![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/09/shoferi.jpg?fit=1368%2C1026&ssl=1)
Hija e makinës del jashtë rruge, gjobitet shoferi
Mund të duket e pabesueshme, por një drejtues mjeti në Rusi është gjobitur për shkak të hijes së makinës së tij.
Ai u gjobit për akuzën se kishte kaluar vizën ndarëse në rrugën Ring të Moskës, më 25 Gusht.
Megjithatë, në pamjet e kapura nga kamerat e trafikut, duket qartë që e vetmja që ka bërë “shkelje” është hija e mjetit të tij.
“Kamerat duan që të paguajmë gjoba edhe nëse është hija e makinës ajo që thyen rregullat e qarkullimit”
, shkruajti ai në website “drive2.ru”, ndërsa postoi edhe foton që shihni më lart.
Siç shkruan “The Independent”, shoferi bëri një ankesë në polici dhe kjo e fundit premtoi se do të anulonte gjobën dhe i tha se bëhej fjalë për një defekt teknik./tvklan.al