Hillari Klinton “pushon” në Sarandë


Hillari Klinton “pushon” në Sarandë

13:45 17/05/2016

Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi vendosjen e një busti të ish- Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton në Bulevardin qendror të qytetit. Vendimi u mor pas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka ,në nderim të mbështetjes së saj për shqiptarët.

Busti është vepër e skulptorit Idriz Balani. Këshilltarët bashkiakë të qytetit në skajin më jugor shqiptar vlerësuan kontributin e Hillari Klinton për çështjen shqiptare dhe miratuan njëzëri propozimin.

Në Shqipëri dhe Kosovë janë vendosur vitet e fundit buste të figurave të njohura amerikane. Krahas bustit të Presidentit Willson në Tiranë dhe bustit të Presidentit Bill Klinton në Prishtinë , një busti i Presidentit Xhorxh Bush është ngritur në Fushë Krujë në nderim të vizitës së tij në këtë qytezë të vogël . Ndërkohë në Fier është vendosur një bust i diplomatit Ricard Hollbruk./VOA






Të ngjashme