Himarë, Goro: Rishikim të dokumentacionit për pronat
Në takimin që Kryetari i Bashkisë së Himarës pati me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të Hipotekës së Vlorës dhe ALUIZNI-t u vendos rishikimi i gjithë dokumentacionit për ata banorë që pretendojnë tituj pronësie në objektet që preken nga projekti i rikualifikimit urban.
Kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro bëri apel që dita e enjte e javës së ardhshme është afati i dorëzimit të dokumenteve. Zyrtarët e lartë të shtetit garantuan banorët e Himarës se qeveria shqiptare i ka marrë të gjitha masat, ka nxjerrë dhe fondin e dëmshpërblimit duke llogaritur sikur të gjithë pronarët do të hipotekojnë pronat e tyre.
/ABC News